FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti kërcënon qytetarin: Hajde po qe burrë, do të jap një mësim që të dhëmbi koka

Deputeti Selami Jenishehri, kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë është përfshirë në një debat në Facebook me ndjekësit, teksa njërin prej tyre e ka kërcënuar me gjyq.

Në momentin që deputeti shpalli thirrjen në Facebook për kandidatë për deputetë në partinë e tij, komentet ironike dhe fyese nuk munguan poshtë postimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në replikat me njërin nga ndjekësit, i cili i tha “alamet partie, as kandidat nuk keni”, deputetin nuk e mbajtën më nervat duke shpërthyer në kërcënime.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po qe burre ti, hajde mi jep keto fjale me shkrim qe te jap nji mesim qe te dhëmbi koka per ate damshperblim qe duhesh te pagujsh, po fshihesh neper anonimate, si i pa……” kërcënoi deputeti shkodran, pjesë e koalicionit me Kujtim Gjuzin./  Abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?