Deputeti Koçi flet për gjendjen e Fatos Nanos, lideri i PS-së prej disa javësh në spital

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano ndodhet prej javësh në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe problemeve me frymëmarrjen.

Deputeti i PS, Petro Koçi thotë se ka komunikuar me të birin e Nanos, i cili i ka pohuar se gjendja e tij është e stabilizuar.

“Kam komunikuar me djalin e Fatos Nanos dhe më ka thënë se gjendja e tij është stabël. Nuk e kam vizituar në spital sepse mendoj se në gjendjen e tij nuk i bëjnë mirë vizitat e shumta”, tha ai ndërsa i uroi shërim të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?