Deputeti Mark Frroku dërgohet në spital, probleme me zemrën

 

Deputeti Mark Frroku është shtruar në spitalin e burgut për shkak të komplikacioneve në zemër. Mësohet se deputeti i arrestuar është dërguar paraditen e sotme në spital pas problemeve të shfaqura.Frroku është larguar sot nga qelia e burgut 302, drejt spitalit, ku edhe do të vijojë të qëndrojë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Deputeti Frroku prej disa javësh ndodhet në qelitë e paraburgimit pasi Gjykata e Lartë dhe masën “arrest me burg”, për akuzat që rëndojnë ndaj tij. Frroku akuzohet për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Bruksel të Belgjikës në vitin 1999. Këto akuza janë mohuar nga vetë deputeti dhe avokatët e tij.

SHKARKO APP