Deputeti Ndocaj shkon tek populli.Banorët: “Ky asht deputeti ma i mirë në historinë e Lezhës që prej Skenderbeut”

 

 

Eduard Ndocaj ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen në Lezhë e Kolsh për pastrimin e kanalizimeve.Njoftimi është bërë nga vetë deputeti demokristian nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ku ka pastuar edhe disa foto. Me këtë ndërhyrje synohet të mos përmbytet Lezha e Kolshi, aq të rrezikuar gjatë stinës së dimrit.

Pikërisht për këtë arsye edhe deputeti i ardhur nga Milano kërkoi të punohej me intensitet të lartë.

“Sot, deputeti Eduart Ndocaj, inspektoje punimet qe po behen ne Lezhe e Kolsh per pastrimin e kanalizimeve. Kjo nderhyrje do te bej sadopak te mundur mos permbytjen e Lezhes dhe Kolshit. Punimet po behen me hapa te shpejte, por Eduarti gjate inspektimi kerkoje te punohej me intensitet te larte, sepse sezoni i reshjeve po afron” shkruan Ndocaj në profilin e tij në Facebook.

Gjatë takimit me popullin deputetin e ri e kanë shoqëruar thirrjet e banorëve të cilët janë shprehur se "ky asht deputeti ma i mirë në historinë e Lezhës që prej Skenderbeut". Dhe deputeti i ka përshendetur me dashuri.

SHKARKO APP