Deputeti Peza në Prokurori

Deputeti miliarder i rilindjes, ish-gazetari Alfred Peza ka përfunduar në prokurori. Institucioni qëndror i akuzës ka hapur një çështje ndaj tij, për evazion fiskal në lidhje me deklarimet e tij të pasurisë.

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Alfred Peza kishte blerë aksionet në një bankë private në një shumë prej 1.13 miliardë lekësh. Më pas vetë ish-gazetari tha se këto ishin kursimet e tij, pasi është paguar në shuma të mëdha kur punonte.

Por pas publikimit të dokumenteve, Peza ka deklaruar si pagë një shumë prej 80 mijë lekësh, duke mos justifikuar edhe të ardhurat e tij milioneshë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye ndaj tij ka nisur hetimi për evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave. Nëse prokuroria gjen të dhëna, Peza humb mandatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?