Deputeti që ironizoi Shqipërinë, i bën jehonë Edi Ramës

Deputeti laburist në Britaninë e Madhe, Chuka Umunna, një mbrojtës i fortë i nismës për të mbajtur Britaninë në BE, është kritikuar si ksenofob pasi u tall me Shqipërinë.

Sipas “The Sun”, ai postoi online një foto me një poster të fushatës së tyre, ku në të shihet flamuri shqiptar mbi “Buckingham Palace”.

“Fushata për t’u larguar nga BE kërkon që ne të braktisimin tregun e vetëm dhe të bëhemi si Shqipëria. Seriozisht”, thuhet në poster.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta britanike shkruan se deputeti e fshiu mesazhin pasi komentuesit i thanë se është e turpshme që të fyesh një shtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Duke shtuar më tej se ky veprim i deputetit laburist duket se nuk do t’i bëjë përshtypje të mirë ish-liderit të Partisë Laburiste, Tony Blair, që është edhe këshilltar i qeverisë shqiptare.

E në fakt, sot deputeti laburist, Chuka Umunna e ka nisur ditën duke u bërë jehonë deklaratave të Edi Ramës.

Ai shkruan se Rama thotë se modeli shqiptar i tregtisë me BE-në nënkupton tarifa, mungesë aksesi në marrëveshjet e tregtisë së jashtme dhe më pak prosperitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?