Deputeti që ”tradhëton” dhe shkon tek vula, kushti i Bashës për bashkimin me Berishën: Distancim dhe nga Meta

Me kalimin e vulës së PD-së tek selia blu, ku kryetar është lideri historik Sali Berisha, në grupin e Lulzim Bashës priten lëvizje. Beteja 3-vjeçare mes dy formacioneve në dyert e gjykatave iu erdhi fundi, me kuriozitet pritet nëse do të ketë një kapërcim të mundshëm nga grupi i Bashës drejt PD-së së Berishës.

Deputeti Kreshnik Çollaku pati një mendim pak më ndryshe se kolegët e tij, duke thënë se jam deputet i PD dhe do të vijoj të jem deputet i PD, duke nënkuptuar kështu se mund të jetë i pari që do të kapërcejë gardhin dhe të shkojë drejt PD së drejtuar nga Berisha. Por sa moral do të kenë këto lëvizje, kur deputët e Bashës nuk e kanë mbështetur Berishën dhe kanë dalë kundër tij?

Tashmë veç me rolin e deputetit, Lulzim Basha ka komentuar sërish vendimin e Gjykatës së Apelit, para se të niste seanca plenare këtë të mërkurë në Kuvend. Ai ka një kusht për Berishën, por me dy emra që kërkon që të distancohet.

”Tani që janë të çliruar nga ankthi i vulës të shikojnë dhe t’i thërrasin mendjes të shikojnë se ku e kanë çuar kauzën e zgjedhjeve të lira me kalkulime të vogla dhe pazaret e vogla me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën do të bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën, kush bën pazare me Edi Ramën është i qartë vendimi i gjykatës, ndërsa kushti që unë kam bashkëpunim me këdo tjetër është distancim i qartë jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Ilir Meta”,-tha Basha.

SHKARKO APP