Deputeti Shehu: Procesi në Hagë një farsë, duan të tjetërsohet e vërteta historike
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu vlerësoi nismën për miratimin e një deklarate të përbashkët ku dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Shehu ishte bashkëhartues i projektdeklaratës së bashku me deputetin e Partisë Socialiste dhe kreun e Komisionit të Jashtëm, Igli Hasani. Gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit, Shehu tha se kjo është një betejë e gjatë që PD po e bën prej vitesh për të miratuar një rezolutë ku të dënohen krimet e njerëzimit që janë kryer në Kosovë.
“Sepse Kosova nuk mund ta realizojë një proces të tillë meqë nuk është anëtare e OKB-së. Ne sot miratojmë një dokument shumë të rëndësishëm. Ishin rrethanat që krijuan kushtet që edhe PS ta miratojë këtë rezolutë, si pasojë e procesit të inskenuar në Hagë, ku kërkohet të dënohen ata që luftuan për liri, për drejtësi, për pavarësi, ata që luftuan së bashku me NATO-n dhe me gjithë shtetet perëndimore kundër atij gjenocidi, spastrimi etnik të realizuar nga makina e Millosheviçit”, tha Shehu.
Nga ana tjetër, Shehu tha se është detyrë sublime e Kuvendit që të miratojë këtë deklaratë dhe të denoncojë një proces farsë që realizohet në Hagë dhe që kërkon të tjetërsojë të vërtetën historike duke qenë në krahë të atyre që luftuan për liri. ”Na takon neve, Kuvendit të Shqipërisë të miratojmë një deklarim të tillë”.
KOHA JONË SONDAZH

