Deputeti shqiptar në Serbi: Kur fliste Kurti në OKB, RTS dhe 3 kanale të tjera ndërprenë transmetimin

Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi disa media në Serbi nuk transmetuan fjalimin e kryeministrit Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në platformën “X”, Kamberi shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa ato në Kosovë e kanë transmetuar të gjithë fjalimin e presidentit serb.

“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre kanale te tjera serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, shkruan Kamberi.

Nga zyra e zëvendës kryeministrit të Kosovës, e quajtën këtë një censurë, dhe e vunë theksin tek fakti se Aleksandër Vuçiç është i përfshirë nga paniku dhe frika.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?