Deputeti socialist “gjen zgjidhjen”: Të mbahen dritat fikur për kursim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja thotë se është koha që të fiken dritat, pasi kështu do të kursejmë në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

“Që ne të blejmë duhet të kemi para, sot kemi mungesë parash sepse aktivitetet prodhuese janë tkurrur në vlerësimin tim, është tkurrur e ardhura që na vjen nga eksporti, në muaj mars ne eksportuam tekstile dhe këpucë sa gjysmën e marsit të vitit të kaluar. Kemi eksportuar shërbime më pak pasi kemi pasur më pak turistë gjatë marsit. Aktivitete të tjera prodhuese janë tkurrur, kërkesat edhe të sektorëve të tjerë që eksportojnë janë tkurrur. Janë frenuar investimet e huaja, jemi në një situatë ku e ardhmja e sektorit të energjisë është në pikëpyetje. Nafta arriti në fantashkencë, në minus. Investimet në turizëm janë tkurrur pasi nuk dihet se si do të shkojë”,-tha në Tch.

Nga ana tjetër, ai tha se nëse vazhdojmë kështu, për pak muaj nuk do të kemi të ardhurat që kemi pasur. “Ky 65% në gjashtë muaj do të na mbulojë të gjitha të ardhurat që kemi. Gjysma e e emigrantëve në Itali janë në Lombardi dhe atje janë në shumë vështirësi, gjysma e djemve që erdhën nga Greqia erdhën nga ishujt sepse atje turizmi nuk po funksionon. Ne duhet të fillojmë të kursejmë, nuk mund të vazhdojmë të shpenzojë si para tre muajsh sepse e ardhmja jonë për gjashtë muajt e ardhshëm është ende në pikëpyetje”.

SHKARKO APP