Deputeti Spaho sfidon hapur analistin Demalia: Po të kisha dashnore, do ta merrte vesh e gjithë Shqipëria

Placeholder Image

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho vijon përplasjen virtuale me analistin Ilir Demalia. Për deklaratën e këtij të fundit se është i ngjashëm me Safet Gjicin sepse ka histori rozë me një mësuese nga Maliqi, Spaho e sfidon që të tregojë emrin.

“Replikë e detyruar me Syçin, alias Ilir Demalia: Shpifjen e keni mjetin e parë të sulmit. Unë nuk kam prona të asnjë lloji në Korçë dhe Pogradec. Nëse disponon fakte çoji në Inspektoriatin e Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurise si dhe në SPAK. Sa per atë historine rozë më gajase. Nëse do ishte e vërtetë, do e kishte marrë vesh gjithe Shqipëria, pasi Maliqi një pëllëmbë është. Thuaje me emër mbiemer. Jo më qyteti N, inspektori P, informatori K si në kohën e Sigurimit. Je larg nuk të hedh dot në gjyq. Këtu e mbyll debatin me ty”, shkruan Spaho.

Analisti e cilëson Edmond Spaho si ”palluqe të parlamentit që i ka fryrë bilbilit”, ndërsa i përmend edhe detaje nga jeta e tij personale. ”A e di gruaja jote se ti i paguan mësueses E… nga Maliqi kreditin e saj dhe ke një apartamet me qera në katin e 7 të në Korçë dhe aty “bisedoni” me E…Nuk je shumë larg nga Gjici, o Gic Palluqe Bilbili”,-shkruan Demalia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?