Deputetja Çaushi debat me Mziun: E bojkotove Komisionin 4 muaj se bëre plazh, fjete gjumë e tani vjen këtu

Opozita kërkon që për sa kohë nisma e PD për reformën territoriale po konsultohet në këshillat bashkiakë, procesi i diskutimit në Komisionin e Ligjeve të ndalet. Ndërsa brenda Kuvendit zhvilloheshin diskutime, një grup qytetarësh nga bashkia e Memaliajt ishin në protestë para Kryesisë së Kuvendit kundër hartës së re territoriale që shkrin bashkinë e tyre dhe e bashkon me Tepelenën.

Fjalës së deputetit demorkat Xhelal Mziut në Komisionin e Ligjeve që kërkoi një nismë të përbashkët për Territorialen, deputetja socialiste Zegjine Çaushi ia priti me një batutë që shkaktoi të qeshura.

Zegjine Çaushi: Nëse e kishe kaq shqetësim të madh këtë reformën territoriale ti Xhelal, kujtoheshe! Mos ta bojkotoje komisionin 4 muaj! Shkove bëre plazh atje, fjete dhe gjumë në shtëpi, vjen edhe këtu te ky komision tani dhe kërkon bashkimin e dy nismave!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulsi Manja: Çaushi, këtë punën e plazhit e pate vetëm për Mziun apo për të gjithë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhelal Mziu: Në fakt, kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat është vërtet një standard shumë i lartë dhe duhet ta merrni në konsideratë edhe ju z. Kryetar për qortimet që ju bën se Zegjineja është më afër asaj që PS ka si pikësynim dhe jo standardi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?