Deputetja Çupi: Basha të japë dorëheqjen, Berisha po bashkon PD-në
Deputetja demokrate Dhurata Çupi, thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës do t’i shërbente Partisë Demokratike. Për të Sali Berisha ka mbështetjen e strukturave, ndërsa shton se lëvizja e tij ka për qëllim ngritjen dhe bashkimin e partisë.
“Mendoj që lëvizja e Sali Berishës kurrë s’ka pasur qëllim për të shkatërruar Partinë Demokratike. Përkundrazi i besoj lëvizjes së tij në kuptimin e ngritjes dhe bashkimit të Partisë Demokratike.
Asnjë anëtar i strukturave të PD-sw nuk e ka menduar që nuk ka mbështetje zoti Berisha në strukturat e Partisë Demokratike. Ka mbështetje në strukturat e Partisë Demokratike. Zoti Basha duhet të japë dorëheqjen për të mirën e PD-së.
Ne urojmë që të shkojmë drejt kësaj, të ketë tërheqje. Basha ka deklaruar se është në reflektim e sipër, presim vendimmarrjen e Bashës. Kriza e thellë është në kulmin e vet, nuk ka ku të shkojë”, tha për ”Tv Klan”.