Deputetja Çupi: Fushatë komunikimi dhe informimi me qytetarët, mbi realitetin e Reformës Territoriale

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për çështjen e Reformës Territoriale, deputetja Dhurata Çupi kërkoi që në fazën e parë të punës të përfshihet një fushatë komunikimi dhe informimi me qytetarët, mbi realitetin e reformës aktuale.

Ajo ka bërë të ditur po ashtu se anëtarët e komisionit që përfaqësojnë PD-në, kanë miratuar dy ekspertë që do i bashkangjiten punës për reformën territoriale.

”Ne dje jemi mbledhur anëtaret e komisionit që përfaqësojmë PD. Miratuam dy ekspertë që do na bashkëngjiten. Faza e parë duhet të jetë komunikimi me opinionin publik. Sot ka nje reformë të dështuar sa i takon atyre çfarë u premtua në 2014. Një reformë që premtoi shumë por sot jemi para realitetit që reforma ka dështuar. Ne duhet të komunikojmë me qytetarët mbi atë çka ndodhur deri sot me reformën. Ekspertët janë: Agron Haxhimali dhe Roland Bejko”.

SHKARKO APP