Deputetja Çupi: Rama po përdor përçarjen e PD, për ta zgjedhur vetë Presidentin

”Posti i Presidentit të ri i takon opozitës, ndaje dhe mazhoranca duhet të zgjedhë një nga emrat e propozuar prej PD-së dhe aleatët”,-thotë deputetja e PD-së, Dhurata Çupi. Sot u dogj raundi i parë, pasi nuk kishte kandidat. Ajo thotë edhe se Rama po përdor situatën e përçarjes së opozitës për ta zgjedhur vetë Presidentin.

”Është një opozitë që është votuar nga 650 mijë qytetarë dhe ka 62 deputetë. Ka dimrin e saj në këtë situatë, por kjo nuk duhet të përdoret nga Edi Rama që njihet tashmë si hilanjos në politikë dhe që nuk i zbaton marrëveshjet. Pra kjo situatë nuk duhet të shfrytëzohet prej tij për të kapur edhe Presidentin.

Jemi një opozitë e përçarë, jam dakord, por ama kemi një grup parlamentar të Partisë Demokratike. Politika ka edhe moral. Mazhoranca nuk e ka moral, ashtu siç nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme presidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të anashkalohet duke gjetur hilen se opozita nuk është e bashkuar. Janë artikuluar nga opozita emra konkretë për Presidentin. Ne kemi propozuar katër emrat tanë që t’i zgjedhë maxhoranca”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?