Deputetja Çupi: Sali Berisha nuk ndalohet dot me goditje të pabesa
Partia Demokratike është bërë një, dhe dënon me një zë goditjen me grusht ndaj Sali Berishës nga një i ri, gjatë protestës që u mbajt para ish-hotel Dajtit.
Deputetja Dhurata Çupi, pjesë e grupit të Alibeajt, thotë se Sali Berisha nuk ndalohet dot me goditje të pabesa.
”Sali Berisha nuk ndalohet dot me goditje të pabesa. Për këtë skenar të përbuzshëm duhet të mbahet përgjegjesi. Me gjuhën e urrejtjes për kundërshtarin politik, vetëm dhunë dhe fatkkeqësi do të ketë për vendin. Asgjë nuk justifikon sulmin e sotëm ndaj Sali Berishës”.