Deputetja demokrate, Dhurata Çupi: Harta e re gjyqësore, është një vendim i pastudiuar

Deputetja e PD-së dhe nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi thotë harta e re gjyqësore është një vendim i pastudiuar. Për të ka faktorë që duhet të merreshin parasysh në këtë hartë gjyqësore.

”Është një vendim qartazi i pastudiuar, është një vendim i marrë pa njohur realitetin. Është një vendim i marrë qoftë nga informacionet sociale, apo në zyrat dhe në kolltuqet e zyrtarëve. Nëj gjë është e sigurtë, për Matin nuk mund të ketë një studim të tillë.

Duhen dy orë e gjysëm nga qyteti, tre orë deri në katër orë nga fshati. Janë dhjetëra fshatra të cilët nuk aksesohen me gjykatën e Peshkopisë. Është aksesi i tyre. Në një largësi dhe mungesë totale të transportit rrugor, në një mungesë totale transporti publik, pra janë disa faktor që duhet të merreshin parasysh në këtë hartë gjyqësore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?