Deputetja e Berluskonit: T’i mbysim varkat afrikane, siç mbytëm ato shqiptare

 

 
Tragjedia e djeshme në ujërat midis Italisë dhe Libisë konfirmon një të dhënë faktike: e vetmja zgjidhje e vlefshme që të mos ndodhin më fatkeqësi të tilla është të mos lejohen që të nisen më anijet plot me emigrantë.
 
Kështu e mendon edhe deputetja e Forza Italia Daniela Santanché: "Është tragjedia më e madhe e qeverisë italiane. Aksi Renzi-Alfano dhe Boldrini e solli këtë tmerr. E vetmja zgjidhje që duhet zbatuar menjëherë është që aereonautika italiane dhe marina ushtarake të marrin menjëherë masa për t’i mbytur varkat e mëdha që janë gati të nisen sikurse kemi bërë në të kaluarën në Shqipëri  dhe të marrin menjëherë masa që qëndrat e pritjes t’i ngrenë në brigjet afrikane. Askujt të mos i shkojë në mendje që të fitojë para në kurriz të të mjerëve sikurse po tregojnë hetime të ndryshme. Italia nuk mund të lejojë më që të pësojë një mësymje të tillë”.
Il Giornale

SHKARKO APP