Deputetja e PD-së zbulon lëvizjet e fundit në PD-në e Berishës

Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji ka folur për aksionin opozitar që po ndërmerr opozita me në krye Sali Berishën. Sipas saj, këtij aksioni të nisur në parlament nga deputetët pritet t’i bashkohen edhe qytetarët. Nga ana tjetër, po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme e partive të vogla në opozitë që të bashkohen në një platformë të djathtë.

“Aksionit tonë do t’i bashkohet edhe popullata. Ka shumë fusha të rëndësishme për të cilat qytetarët do t’i bashkohen. Së fundmi ka një përpjekje të jashtëzakonshme të gjitha partive opozitare për të pasur një front të vetëm në luftë me qeverinë Rama. Do kemi një platformë të vetme të gjtha partitë e djathta. Tashmë po shkohet drejt një regjimi autoritar”, thotë Gjergji per Fax News.

Në lidhje me aksionin mbarëpopullor që është paralajmëruar nga Berisha, Gjergji zbulon se do të ketë një ndërthurje mes protestave dhe mosbindjes civile.

“Do të jetë një aksion i ndërthurur midis protestës dhe mosbindjes civile. Është një lëvizje që po merr formën përfundimtare. Përfshirja sa më e madhe e popullatës kundër qeverisë”.

SHKARKO APP