FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e PL, Erisa Xhixho: Tirana, qyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se Tirana është qyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë, ku paga mesatare mujore nuk mjafton për të kaluar muajin. ”Një familje me katër persona, me dy të rritur që paguhen me pagë mesatare, detyrohet të shpenzojë 89% të të ardhurave të saj vetëm për të siguruar një jetesë normale pra ushqim, qira dhe shpenzimet bazike”,-tha Xhixho.

Për të kjo do të thotë se familjeve shqiptare u mbetet vetëm 11% e të ardhurave për kursime, investime apo përballimin e emergjencave apo edhe pushimeve. “Po kaq dramatike është situata e strehimit. Tirana renditet si qyteti i dytë më pak i përballueshëm në Europë sipas raportit qira-pagë. Qiratë konsumojnë më shumë se 93% të pagave lokale. Ky është një tregues i qartë se për të rinjtë, çiftet e reja dhe familjet e zakonshme, strehimi është kthyer në një luks të paarritshëm”, shtoi ajo.

Deputetja e PL-së, thekson se qeveria dhe bashkia vazhdojnë të ndërtojnë një qytet për një grusht njerëzish që e kanë shndërruar sektorin e ndërtimit në sektorin kryesor për pastrimin e parave. Po ashtu, Xhixho theksoi se transporti publik mbetet primitiv dhe nuk mbulon zona të tëra të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në një qytet ku ndërtohet pa kriter në çdo metër katror, 84% e banorëve të Tiranës hasin vazhdimisht probleme për të gjetur një vend parkimi. Vetëm në parkimet e Bashkisë së Tiranës, qytetarët paguajnë rreth 7 milionë euro në vit. Në total, në të gjitha parkimet me pagesë që ka kryeqyteti, qytetarët paguajnë rreth 15 milionë euro në vit, pa llogaritur këtu pagesat informale dhe kostot e parkimit nëpër lagje”, theksoi Xhixho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?