Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi shkon në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e qelqtë. Ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit.

Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.

Ndërkohë më 11 prill 2024, SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, pikërisht në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit për lobimin në SHBA.

SHKARKO APP