Deputetja e PS, Bylykbashi: Do miratohet ligji, magjistratët të ishin pak më të duruar

Deputetja e PS-së, Aulona Bylykbashi, ka deklaruar se nuk ka një përplasje apo “luftë politike” mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor, lidhur me mos ekzekutimin e pagave të magjistratëve për këtë muaj. Bylykbashi tha se vonesa në pagesa lidhet me kohën e nevojshme për hartimin e nismës ligjore që synon të reflektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për të magjistratët mund të kishin pritur deri në miratimin e ndryshimeve ligjore, duke qenë se nisma pritet të kalojë në seancë plenare më 17 shkurt. “Gjithë magjistratët mund të kishin qenë pak më të duruar, duke qenë se të gjithë e kanë informacionin që iniciativa ligjore për reflektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është depozituar më 30/07 dhe do të shqyrtohet shumë shpejt”, u shpreh deputetja për ”A2cnn”.

Bylykbashi argumentoi se pagat mund të ishin ekzekutuar sipas nivelit ekzistues dhe, pas miratimit të ligjit të ri, magjistratët do të mund të përfitonin edhe efektin prapaveprues. “Mund të ishin paguar këtë muaj me pagën ekzistuese dhe me kalimin e vendimit të ri mund ta kishin përfituar efektin prapaveprues”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja socialiste theksoi se qeveria, sipas saj, nuk e sheh çështjen si një konflikt politik me sistemin gjyqësor. “Nuk e shikoj si luftë politike, të paktën nga ana e qeverisë. Përtej opinionit tonë personal nëse është e drejtë kërkesa për rritjen e pagave apo jo, ne s’kemi dhënë asnjë opinion, por thjesht jemi bazuar te vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Bylykbashi. Ajo shtoi se vonesa ka ardhur si pasojë e procedurave të nevojshme për hartimin e kuadrit të ri ligjor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?