Deputetja e PS, Çaushi: Vijojmë punën për një kuadër më të qartë dhe transparent për pasuritë e konfiskuara
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka bërë të ditur se në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike janë shqyrtuar dy projektligje që lidhen me administrimin e pasurive dhe objekteve të konfiskuara.
Sipas Çaushit, diskutimet në komision janë përqendruar te përmirësimi i administrimit të këtyre pasurive, duke vënë theksin te efikasiteti, interesi publik dhe përdorimi i tyre në funksion të strehimit social.
“Vijojmë punën për një kuadër më të qartë, transparent dhe në shërbim të interesit publik”, u shpreh deputetja socialiste pas mbledhjes së komisionit.
Shqyrtimi i projektligjeve synon të përcaktojë një kuadër më të qartë për administrimin e pasurive dhe objekteve të konfiskuara, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre në funksion të interesit publik.
View this post on Instagram
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4546

