Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetja e PS, Koçeku: Europa duhet ta paraqesë veten si Neoeuropë

Aktualitet E shtunë, 9 Maj 2026 19:09
Deputetja e PS, Koçeku: Europa duhet ta paraqesë veten si Neoeuropë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PS-së, Marjana Koçeku, është shprehur se sot Shqipëria nuk ka ideologji më të afërt sesa Europën. Komentet Koçeku i ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa sot është Dita e Europës, ku ka shkruar se edhe vetë Europa ka nevojë sot të rishpikë veten. Sipas deputetes socialiste, Europa nuk mund të mbetet një ide e mbyllur në vetëvete, por ka nevojë ta paraqesë veten si Neoeuropë përmes zgjerimit dhe integrimit të kombeve që historikisht dhe shpirtërisht i përkasin asaj.

Reagimi i plotë i Koçekut

Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë kur ajo i jep shpresë për zhvillim dhe siguri kolektive. E sot Shqipnia nuk ka ideologji ma të afërt e të mbarë sesa Europën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shoqnitë që ecin përpara janë ato shoqni që dinë me u përshtatë me kohën dhe me rrokë vizione të reja për të ardhmen, pa e humbë kurrë boshtin e vlerave të veta identitare e kulturore. Janë shoqni që dinë me e rishpikë veten përmes raportit me tjetrin, pa u tretë në tjetrin. Dhe Europa ka kenë pikërisht kjo bashkësi e madhe kulturash, gjuhësh e historish të ndryshme, identitetesh, lokalitetesh, që njikohësisht edhe ka ba të mundun integrimin e tyne por edhe ka përforcu mëvetësinë e secilit syresh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo asht nji bashkësi që në pamje të parë duket sikur ngërthen nji kundërthanie brenda vetes, por e pame në miniaturë s’mundet me pasë gjenialitet më të madh në historinë e njerëzimit sesa mënyra sesi asht kompozu nji kolektivitet i tillë “identitetesh të ndryshëm”, nji kontratë kaq e mrekullueshme mes të ndryshmëve që e kthen dallimin në bashkëjetesë dhe historinë në projekt të përbashkët.

Sot, në nji kohë kur lufta dhe pasiguria janë rikthy sërishmi në kontinent, asnji shtet i vogël nuk mundet me mendu se e përballon i vetëm sfidën e së ardhmes. Jashtë Europës, shtetet tona rrezikojnë me mbetë të ekspozueme, të copëzueme ekonomikisht e politikisht, rrezikojnë me mbetë gjysma-shtete, si nukleuse të izolueme përballë krizave globale. Ndërsa Europa mbetet hapësina ku shtetet e vogla fitojnë peshë, siguri dhe mundësi reale për me u ba të plota, pra mundësi për me e gjetë veten.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Por edhe vetë Europa duhet me u rishpikë. Ajo nuk mundet me mbetë nji ide e mbyllun në vetvete. Europa ka nevojë me u rieuropianizu, me e paraqit veten si nji Neoeuropë, përmes zgjerimit, përmes integrimit të kombeve që historikisht dhe shpirtërisht i përkasin asaj. Integrimi i Shqipnisë nuk asht vetëm nevojë e jona; asht edhe nevojë e vetë Europës për me e ripërtëri energjinë e saj politike.

Prandaj, rruga europiane për Shqipninë nuk duhet pa veç si proces administrativ apo politik. Ajo asht nji zgjedhje qytetnore dhe historike. Asht zgjedhja për me i dhanë këtij vendi ma shumë siguri, ma shumë drejtësi, ma shumë dinjitet dhe ma shumë mundësi për brezat që vijnë. Europa asht nji mënyrë me e mendu të ardhmen. Asht e ardhmja që shoqnisë e shtetit tonë i duhet me e rrokë.

Etiketat e lidhura

Marjana Koçeku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.