Deputetja fituese e PS-së, Zegjine Çaushi*: “O Gazo, mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit”

Deputetja me re e Partisë Socialiste të cilën do ta shohim nga shtatori në Kuvend, Zegjine Çaushi është rikthyer të sulmojë kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit e ka përmendur sot paradite ne seancën plenare në Kuvend.

“O Gazo, o Heroi i PD-së! Më thanë që të ka ardhur zëri prapë. Ke filluar e thua: Zegjineja, Zegjineja. Tu dogj xhani për mua o yll? Do pak vëmendje ti në këtë pisk vapë. Pa merak se ta plotesoj unë dëshirën”, i është drejtuar Çaushi me një videomesazh në stilin e saj, tashmë të bërë të njohur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Deputetja e PS i ka përmendur Bardhit problemet, që rezultati i PD në Fier i ka shkaktuar në marrëdhëniet me kryetarin e partisë, Sali Berisha.

“Të ka ardhur zëri në parlament ty o Gazo? Mendon se Baba Bufi është plak i moçëm dhe harron? Por jo. E mendon se çfarë i bëre ti në 11 maj? Baba Bufi jeton vetëm për të të parë ty rrugëve, duke u hequr zvarrë o lumëmadh. Kisha vendosur të të lija të qetë në trishtimin tënd këtë verë të nxehtë, por nuk rri dot pa mua ti o Gazi im. Të është bërë si ilaç, e do mëngjes, drekë dhe darkë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çaushi e mbyll mesazhin duke i rikujtuar Bardhit se në shtator do të jetë në të njëjtën sallë të parlamentit me të, gjithnjë nëse Berisha nuk e detyron të dorëhiqet, siç ka zëra në PD: “Mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit, në komisione, në takime e kudo. Do jemi bashkë për 4 vjet. Po të la Baba Bufi domethënë, se mund të të kërkojë dorëheqjen, kështu më kanë ardhur fjalët nga PD-ja, që tja lësh vendin Gentit. E di vetë ti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

*Kush është Zegjine Çaushi?

Është 26 vjeçe, vjen nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,ka  studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, ka mbaruar me medalje të artë dhe sot është e liçensuar për avokate.

Në shtator do të betohet si deputete.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?