Deputetja e PS-së kundra Ramës: Vrasja e Klodianit jo aksidentale

Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi ka deklaruar se termi “vdekje aksidentale” mund të shmangej në VKM-në për pensionin e familjes së Klodian Rashës.

E ftuar në emisionin “Radar Informativ”, Hysi ajo tha se nuk ka ndryshim ligjor që të përcaktojë dhënin e një pensioni në raste të ngjarjeve. Ajo se nuk do të kishte përdorur kurrë termin “vdekje aksidentale”, ndërsa nënvizon se çdo lloj vrasje i mbetet organeve të hetimit ta përcaktojnë.

”Në radhë të parë nuk ka ndryshim ligjor që të përcaktojë dhënin e një pensioni në raste të ngjarjeve. Kjo është shprehje që ka përdorur si argument këshilli i ministrave. Unë po të isha nuk do e kisha vënë termin. Me këtë polarizim do fillonin ta interpretonin. Se çfarë lloj vrasje është i mbetet organeve të hetimit. Në një ngjarje të tillë ngrihen disa pista dhe gjatë hetimit rrëzohen. Në rastin konkrekt janë organet. Ky nuk është term që përdoret në Kodin Penal. Në Kodin Penal thotë vrasje me dashje, nga pakujdesia etj. Por ka krijuar këtë lloj shqetësimi që edhe mund të shmangej”, tha Hysi.

SHKARKO APP