Deputetja e PS-së: Nuk ka votë kundër Reformës Territoriale, ne vijojmë diskutimet e brendshme

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka komentuar debatet brenda mazhorancës për Reformën e re Territoriale, e cila pritet të kalojë për votim ditën e enjte. Ajo u pyet për qëndrimet e shprehura nga deputetët Braçe dhe Sina lidhur me draftin e reformës. Sipas saj, deri tani nuk ka një qëndrim të shprehur qartësisht kundër reformës nga deputetët socialistë.

“Unë nuk kam dëgjuar një votë të deklaruar kundër. Kam dëgjuar sugjerime dhe kërkesa që lidhen me procesin. Gjatë gjithë diskutimit do të merren në konsideratë dhe mund të ketë edhe përfshirje të deputetëve në komisionin përkatës”, deklaroi Bylykbashi në ”A2cnn”.

Lidhur me mundësinë që reforma të mos marrë votat e nevojshme në seancën e së enjtes, deputetja socialiste shprehu bindjen se një skenar i tillë nuk është i pritshëm. Bylykbashi e cilësoi debatin brenda PS-së si pjesë të një procesi normal të diskutimit dhe vendimmarrjes, duke thënë se debatet kontribuojnë në përmirësimin e produktit final. ”PS ka gjithmonë diskutimet e veta të brendshme. Janë diskutime të frytshme, që i bëjnë mirë demokracisë së brendshme dhe përmirësimit të produktit”, u shpreh deputetja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?