Deputetja greke në Bularat: Regjim terrori
Pas vizitës së djeshme edhe ditën e sotme, eurodeputetja greke Eleni Theocharous ka shkuar sërish në banesën e ekstremistit grek të vrarë në Bularat të Gjirokastrës pasi qëlloi mbi forcat RENEA.
Ndryshe nga dje, eurodeputetja ishte veshur me të zeza dhe me një tufë lule në dorë ka zhvilluar një bisedë më të ëmën e Kaçifas, Vasilinë. Gjatë bisedës, videoja e të cilës është publikuar në mediat greke, nëna i ka thënë eurodeputetes: “Dua të më kthejnë djalin. Të ma sjellin sa më shpejt. Pse e mbajnë atje? E justifikoj tim bir. E justifikoj tim bir. Çfarë bëri ai? Vendosi 5 flamuj grekë në fshat. E donte vendin e tij, fshatin e tij. Të jetojmë me frikë për jetën tani?”
Eurodeputetja i është përgjigjur se as ajo nuk e dinte se çfarë po kërkonin autoritetet shqiptare. “Unë nuk e di se çfarë po kërkojnë. Ta varrosin në burg? Regjimi i terrorit dhe kërcënimit, apo edhe mohimi i dinjitetit nuk na lejon që ne të qëndrojmë të heshtur për këtë ngjarje”,- tha Eleni Theocharous.
Deklaratat e eurdeputetes që shquhet për qëndrime ekstrme, të bëra në Bularat kundër shtetit shqiptar duket se kërkojnë tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Një politikane dhe aq më pak një eurodeputete nuk mund të bëjë në territorin e një vendi tjetër deklarata kaq të ashpra.
Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra. Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar.

KOHA JONË SONDAZH

