FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja Koçeku dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Shteti po zëvendëson argumentin me forcë

Deputetja Marjana Koçeku shpreh shqetësim për përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj qytetarëve protestues sot përballë Kuvendit. Në deklaratën e saj, Koçeku thekson se dhuna policore nuk mund të jetë përgjigjja e një shteti ndaj pakënaqësisë qytetare, duke e cilësuar këtë si një formë komunikimi politik që zëvendëson argumentin me forcën.

”Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna. Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit.

Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë. Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”,-shkruan Koçeku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Sukses 3292 (84.9%)
Shuhet 587 (15.1%)

Vota totale: 3879