Deputetja Luarasi: Protesta ndaj qeverisë për Zvërnecin është e pavend në këtë rast
Deputetja e PS-së, Iris Luarasi, thotë qytetarët kanë arsye për të protestuar pas 13 vitesh qeverisje socialiste, por sipas saj protesta për Zvërnecin nuk është e justifikuar.
Ajo theksoi se pretendimet e banorëve për pronat në Zvërnec janë çështje që duhet të zgjidhen nga drejtësia dhe jo nga qeveria, duke dalluar situatën nga ajo e Sazanit. Luarasi vlerësoi gjithashtu reagimin e institucioneve ndaj incidenteve në zonë, përfshirë shkarkimet në Policinë e Vlorës dhe heqjen e licencave të disa kompanive private të sigurisë.
Sipas saj, protestat kundër qeverisë janë të ligjshme në demokraci, por duhet të mbështeten në fakte dhe të zhvillohen në përputhje me ligjin.

