FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja Marjana Koçeku ikën nga grupi i PS, Pjerin Ndreu: Mandatin ta dha partia, e keqpërdore

Vendimi i deputetes Marjana Koçeku për të ikur nga grupi parlamentar i PS-së, nuk po kalon në heshtje edhe nga vetë socialistët. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu e quan si keqpërdorim të nderit. Në një postim në Facebook, vetë Ndreu e vë theksin që mandatin Koçeku nuk e fitoi nga kontributi i saj, por sepse ishte në listën e mbyllur të PS-së në qarkun Shkodër.

”Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS. Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, mos përmbys kupë”,-shkruan Ndreu.

Postimi i plotë nga Pjerin Ndreu

Swiss Digital Desktop Reklama

Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë as abuzuar kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale. Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.

Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku.

Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS. Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, mos përmbys kupë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?