Deputetja Marjana Koçeku shkon në Kishë dhe lutet

Deputetja Marjana Koçeku e cila doli nga grupi i PS-së, ka ndarë një tjetër reagim në rrjetet sociale. Ajo ndodhet brenda një kishe, me kokën drejtuar nga tavani i saj ku shihet një kryq.

“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurt. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë, dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohena drejt rrugëve t’humbuna”, shkruan Koçeku.

Një ditë më parë, deputetja njoftoi largimin nga grupi i PS duke thënë se tashmë është e pavarur. Ndërkohë, në kampin e socialistëve ka pasur reagime për këtë veprim pasi janë shprehur se duhet ta dorëzojë mandatin pasi e siguroi vetëm falë mbështetjes së PS dhe listës së mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?