Deputetja Monika Kryemadhi hedh shigjetën e parë ndaj PS

 

Ka vonuar, por nuk ka harruar deputetja e Lezhës. Monika Kryemadhi ishte e pranishme në një takim që zhvilluan strukturat e Lezhës ku po analizohej humbja e kësaj bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit. Ajo shprehu zhgenjim per votat e munguara ndaj kandidatures se Viktor Tushës. 

“Sigurisht rezultati nuk ishte ai qe prisnim. Ne vazhdojme akoma te bejme analizat me njeri-tjetrin. Votat ishin shumë për Levizjen Socialsite, por jo aq për koalicionin “Aleanca për Shiqeirinë Europaine” – tha Kryemadhi.

Vota e 21 qershorit ishte nje mesim i mire per te gjithe, tha ajo. Me energjine qe e karakterizon, Monika Kryemadhi tha se shume shpejt do te nise faza e riorganizimit dhe e ristrukturimit te  LSI-se ne Lezhe.

Dihet se në Lezhë LSI-në e tradhtoi PS-ja. U bë debat nëpër në kafenetë e Lezhës se ishte porosi nga selia rozë apo ishte hakmarrje lokale fakti që socialistët e Lezhës nuk dolën ose nuk e votuan kandidaturën e LSI në Lezhë. Por asnjëherë nuk u tha se cila parti e kishte fajin: LSI që vendosi Viktor Tushën apo PS e cila flirtoi me PD-në.

Dje Monika Kryemadhi, e cila është deputete e Lezhës por dhe bashkëshortja e kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, tha hapur se LSI mori votat e saj por nuk votuan ata të PS.

Një shigjetë u hodh në publik. Nuk dihet se ku do të bjerë shigjeta e saj; në selinë rozë në Tiranë apo në zyrat lokale në Lezhë. Por Monika nuk gjuan kurrë kaq në provincë ! Ndaj duket se shigjetën e ka hedhur në drejtim të ministres së PS-së Mimi Kodheli e cila ishte e deleguara e Ramës në Lezhë,gjatë fushatës. Viktor Tusha në mjedise jo publike thotë se Mimi Kodheli  u ka thënë strukturave socialiste që nuk duhet votuar Viktori, por ai i PD-së. Nuk dihet sa e saktë mbetet kjo akuzë. Dihet se votat e PS-së për kandidatin LSI+PS ishin më të pakta se votat e PS-së për keshilltarët e saj. Bile në Lezhë thuhet akoma se një ditë para votimeve ka ardhur një sms kreut të PS-së lokale se "Votoni me drejtim djathtas".

SHKARKO APP