Deputetja Tabaku akuza ministrit Vengu: Duhet të ishit nën hetim, keni “shkëlqyer” në Portin e Durrësit
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka drejtuar akuza të forta ndaj ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë seancës parlamentare, duke e kritikuar për mënyrën e ushtrimit të detyrës dhe për qëndrimet e tij në lidhje me procesin e integrimit evropian.
Tabaku iu referua angazhimit të mëparshëm të Vengut në Portin e Durrësit, duke pretenduar se aty kanë ekzistuar probleme serioze, përfshirë kontrabandën e naftës dhe lidhje me grupe të krimit të organizuar nga Amerika Latine. Sipas saj, këto çështje kanë ndikuar negativisht në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe kanë shtuar vëmendjen e Shteteve të Bashkuara ndaj luftës kundër krimit të organizuar.
“Zoti ministër, unë ju mbaj mend për shumë gjëra, por shkëlqeni te Porti i Durrësit,” u shpreh Tabaku me tone ironike, duke shtuar se një ministër i ri në politikë nuk duhet të ndërtojë karrierën duke “shkelur” arritjet e të tjerëve. Tabaku u shpreh se ministri dhe qeveria duhej të ishin nën hetim, duke i cilësuar ata si “qeveria e të pandehurve”.
KOHA JONË SONDAZH

