Derbi pa shkëlqim, Partizani dhe Tirana nuk shënojnë. Bardheblutë tetë ndeshje pa fitore

Derbi i 175-të në histori mes Partizanit dhe Tiranës nuk prodhoi gola, por dhuroi emocione prekëse, pasi Tirana bëri homazhe para ndeshjes për Gerti Bogdanin, ku në një vend të ”Air Albania” ishte vendosur një poster i madh i ish-deputetit të ndjerë.

Tribuna u ndez për herë të parë në minutën e 23-të, kur Zharmuni “flirtoi” me golin për bardheblutë. Rasti i dytë serioz i kësaj sfide u shënua vetëm në fundin e pjesës së parë, kur Cara rrezikoi portën e Tiranës por pa gjetur golin për “Demat e Kuq”. Pjesa e dytë nisin vrullshëm për Tiranën, me Haxhiun që tentoi të shënonte duke dërguar sinjale në portën e Pano Qirkos.

Ritmi më pas nuk ishte në lartësinë e duhur. Edhe pse Xhaja akordoi 6 minuta shtesë, as bardheblutë e as të kuqtë nuk tentuan për të shkuar më shumë sesa një barazim mes tyre. Pas ndeshjes së sotme, Partizani renditet në vendin e 3-të të Superligës me 9 pikë, ndërsa Tirana në vendin e shtatë me 6 pikë.

SHKARKO APP