Derbi Tirana-Partizani, policia merr masa, ja rrugët që bllokohen

 

Policia e Tiranës publikon planin e masave të marra për mbarëvajtjen e derbit të kryeqytetit Tiranë-Partizani, që do të luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.

Për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit, policia njofton bllokimin e disa segmenteve rrugore.

Duke filluar nga ora 17:30 datë 04.05.2015, pasi të jetë bër zhvendosja e automjeteve të parkuara në sheshin Italia dhe përreth Stadiumit “Qemal Stafa”, do të bllokohet qarkullimi në të gjitha segmentet rrugore që kufizohen me Stadiumin ” Qemal Stafa”.

Bllokim segmenti do te ketë në hyrje të Hotel “Sheraton”, në sheshin “Italia”, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin “Qemal Stafa”, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”.

Ndërkaq, ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 15:30′ deri në përfundim të aktivitetit.

SHKARKO APP