Derbi Tirana-Partizani, Policia publikon masat e marra

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masat e nevojshme për zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit të Kategorisë Superiore Partizani-Tirana.

Sa sipër, Policia e Kryeqytetit, ditën e sotme do të marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ndeshjes Tirana–Partizani, e cila do të zhvillohet në orën 19.00’ në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë.

Nga ora 15.00 e ditës së sotme deri në orën 22.00, do të bllokohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe në zonën përreth stadiumit “Qemal Stafa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 15.00 deri në 22.00`, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, Policia e Tiranës i rikujton gjithë tifozëve që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit, se do të lejohen të hyjnë vetëm ata që kanë me vete dokumentin e identifikimit (karta ID ose pasaporta).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?