“Deri në pranverën e 2022 do të jetë gati”, Rama, Veliaj dhe Ahmetaj inspektojnë kantierin për lagjen e re te “5 Maji”

Deri në pranverën e ardhshme, lagjia e parë te zona e “5 Majit”, ku do të sistemohen një pjesë e familjeve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të jetë gati.

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj inspektuan punimet në kantierin që brenda një viti do të jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri.

Lagjja e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, për të qenë një tjetër pol i Kryeqytetit, me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42” me mbështetjen e Presidentit Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?