Dervishaj inspekton “By-Pass-in” e Fierit: Përfundon në maj

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ka inspektuar sot punimet në “By-pass-i” e Fierit ku u shpreh se ky segment rrugor do të përfundojë në fund të muajit maj.

Dervishaj apelon për rifitim të kohës së humbur duke kërkuar përfundimin e punimeve në masën 90% deri në fund të majit.

Dervishaj ka diskutuar me banorët edhe lidhur me çështjen e shpronësimeve të tokës, që prekur nga ky projekt, duke premtuar zgjidhje të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas projektit, punimet për “By-Pass-in” e Fierit duhet të kishin përfunduar në muajin Prill të këtij viti, por problemet financiare me firmat kontraktore sollën vonesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?