Dëshmia e Anjeza Shabanit në polici, pas arrestimit

E vënë në praga për “dhunë ndja të miturve” dhe “shpërdorim detyre”, dy akuza që parashikojnë dënim me burg, administratorja e kopështit “Diren” ka shpërthyer në lot para oficerëve të policisë që e kanë marrë në pyetje.

Raportohet se ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe qante papushim. Shabani ka pranuar se e ka qëlluar fëmijën, por ka pretenduar se videoja e shfaqur në emisionin “Stop” nuk tregon të vërtetën, raporton Panorama.

“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë, pasi e qëlloja, edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte”, ka qenë justifikimi i Shabanit për dhunën barbare të ushtruar ndaj një fëmije vetëm 3 vjeç, i cili kishte shenja dhune në trup, sipas denoncimit të prindërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”, ka vijuar ajo me rrëfimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet filmike të emisionit “Stop” tregojnë se si ajo e qëllon me forcë disa herë vogëlushin e frikësuar që nuk pushon së qari pas dhunës barbare të administratores Shabani.

E gjithë skena ndodh në prani të fëmijëve të tjerë, gjithashtu të frikësuar e traumatizuar, dhe një edukatorje që nuk reagon kur shefja e saj kryen këto veprime që bërbëjnë vepër penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?