Dëshmia e dy vajzave të shpëtuara: “Na u duk si Titanik”

“Po flija gjumë. U zgjuam nga sirenat e alarmit” tregon 12-vjeçarja Molfeta e cila ka arritur të shpëtojë nga trageti “Norman Atlantic”, ende në flakë ne detin Adriatik. Frika shikohet ende në sytë e saj. Aktualisht ndodhet e shtuar në spitalin Copertino, së bashku me një tjetër 13 vjeçare greke e cila edhe ajo arriti ti shpëtojë flakëve.

12 vjecarja duket e qetë por në të vërtetë është e shqetësuar pasi ende nuk di për fatin e prindërve të saj. Mamaja dhe i vëllai janë shpëtuar por i ati ka mbetur në traget pasi punon atje. Ata kishin shkuar në Greqi për të festuar Krishtlindjet dhe po ktheheshin në Itali.

”Dëgjova flakët që shpërthenin nga një kamion dhe më pas u përhapën nëpër anije” tregon ajo.

“Mu duk sikur ishte Titanik” thanë dy vajza me kombësi greke të cilat u shpëtuan nga anija. Gjëndja e tyre shëndetësore është e mirë por ata janë ende nën shok.

SHKARKO APP