Dëshmia e Flamur dhe Entela Ymerit: Si ndodhi vrasja në shtëpi

Entela Ymeri është përballur e para me Adnan Lulin dhe Ervin Shabën, dy të rinjtë që bashkëshorti i saj u vrau në shtëpinë që familja Ymeri ka në Selitë. Ajo ka rrëfyer për prokurorinë se ata kishin hyrë nga dritarja e banjos dhe se sapo është ndeshur me ta në korridor, njëri prej tyre i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka pyetur ku ishte bashkëshorti dhe ku i mbanin paratë. Më pas, ka ndodhur përleshja e tyre me bashkëshortin. Edhe Flamur Ymeri jep të njëjtin version ngjarje. Ai ka treguar se si i ka qëlluar dy personat që i kishin hyrë me maska dhe të armatosur në shtëpi. Por flet për 4 armë zjarri, ndërkohë që policia ka gjetur vetëm dy.

 

Dëshmia e Entela Ymerit, e dokumentuar në dosjen e prokurorisë:

 

E. Ymeri deklaron se është ngritur nga gjumi rreth orës 06.00 dhe pasi ka bërë disa përgatitje me punë shtëpie, ka përcjellë dy fëmijët për në shkollë. Pasi janë larguar fëmijët nga shtëpia, nga ora 07.00 deri në orën 08.00 ka qenë duke larë pjesën e oborrit para banesës, ndërsa bashkëshorti i saj, Flamur Ymeri, në këtë kohë ka qenë duke fjetur në dhomën e gjumit, në katin e tretë të banesës.

 

Rreth orës 08.05, gjatë kohës që ka qenë duke pastruar, ka dëgjuar disa këpucë brenda banjës së katit të dytë. Janë afruar dy persona me kapuçë të zinjë, që u dukej vetëm pjesa e syve dhe goja. Njëri prej tyre mbante armë. Që të dy i janë drejtuar me fjalë: Mos bërtit, s’të bëjmë gjë. Duam Flamurin, se për të kemi ardhur”. Njëri prej tyre, ai që Entela Ymeri e identifikon si më i shkurtri, i është afruar dhe i ka vënë armën në kokë. Për personin tjetër, ajo ka thënë se nuk mbante asgjë në dorë. Nën kërcënimin e armës, ata e kanë detyruar të shkojë në hollin e shtëpisë. Personi që nuk mbante armë është ngjitur në katin e dytë. Personi tjetër e ka detyruar edhe Entelën të ngjiteshin dhe i ka kërkuar t’i tregonte se ku i mbante lekët. Entela u ka thënë se nuk kishin lekë në shtëpi. Më pas u ka thënë se lekët i mbanin në katin e dytë. Ajo është futur në një dhomë, por sapo ka parë që prapa derës ishte fshehur bashkëshorti, u ka thënë se lekët ishin në dhomën e gjumit që gjendej përballë. Kur është futur në dhomën tjetër ajo ka vënë re Flamurin që ka ardhur me shpejtësi në drejtim të personit që i kishte vënë pistoletën në kokë, dhe pasi është përleshu rme të, ka dëgjuar një krisë arme, por nuk është në gjendje të sqarojë nëse Flamuri ia kishte marrë nga dora armën personit me të cilin u përlesh. Entela Ymeri nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur më pas, por tregon se pasi ka dëgjuar rreth 3 -4 krisma, ka parë njërin nga pesonat e paskuar të rrëzohet. Në këtë moment ka dëgjuar një të shtënë, që sipas saj e ka realizuar personi që i kishte vënë armën në kokë. Nga frika ajo nuk ka mundur të shohë se çfarë ka ndodhur më tej. Më pas, bashkëshorti e ka ngirtu rdhe i ka thënë të zbriste poshtë dhe të mos shikonte personat që ishin shtrirë në tokë.

 

Dëshmia e Flamur Ymerit për prokurorinë:

 

Flamur Ymeri ka dekluar se rret orës 8.30 ka qenë duke fjetur dhe në një moment ka dëgjuar zhurma në katin e parë. Ka menduar se ishte nëna e tij, por më pas, kur është afruar tek dera që të çon në katin e parë, ka dëgjuar bashkëshorten e tij që po rëkonte me fjalët “mos më bëj keq të lutem” dhe dikë tjetër që i është përgjigjur: “na trego ku është kasaforta”. Më pas, njëri nga personat është ngjitur në katin e dytë dhe ka filluar të kontrollojë në dhomën e gjumit, pas tij lart është ngjitur edhe personi tjetër, duke kërcënuar me armë bashkëshorten që t’i tregonte vendin se ku i mbanin lekët. Flamur Ymeri sqaron se ka tentuar t’i dërgojë SMS numrit 129 të policisë, pasi në telefon nuk fliste dot. Nuk ka mundur ta dërgojë SMS –në në këtë numër dhe më pas i ka dërguar një SMS shokut të tij B., të cilit i kërkonte të lajmëronte policinë, pasi po e vrisnin. Më pas ka dalë nga dhoma dhe i është drejtuar personit që mbante bashkëshorten e tij nën kërcënimin e armës dhe është përleshur me të. Pasi i ka marrë armën ia ka drejtuar duke i thënë të mos lëvizte, por arma ka shkrepur duke e qëlluar. Ia ka drejtuar armën edhe personit tjetër dhe i ka kërkuar të hiqte kapuçin. Pasi ai nuk ka pranuar dhe ka tentuar të nginte dorën, e ka qëlluar edhe atë. I ka marrë armën nga dora dhe ka provuar të qëllojë, por kjo armë sipas Flamur Ymerit, nuk qëllonte. Nga frika se mos ndonjëri prej tyre qëllonte me ndonjë armë që mund ta mbante të shfehur, ai u ka qëlluar sërish që të dyve, disa herë. Më pas k ambledhur armët dhe ka zbritur poshtë. Pretendon se kanë qenë katër armë, dy prej të cilave thotë se i ka hedhur në oborr. Policia e ka gjetur me dy armë në dorë. Dy armët e tjera që ai pretendon se i ka hedhur në oborr, nuk janë gjetur.

 

Ndaj Flamur Ymerit janë ngritur akuzat e vrasjes në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes dhe armëmbajtjes pa leje.

SHKARKO APP