Dëshmia e Flamur Vladit: Si veprova pasi pashë Arben Frrokun duke vrarë Dritan Lamajn

 

Dëshmia e Flamur Vladit, me emrin e ndryshuar në Arben Ndoka, është prova më e fortë mbi të cilën prokuroria mbështeti kërkesën e saj për dënimin me burg përjetë të Arben Frrokut, nën akuzën për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Vladi është dëshmitar okular i ngjarjes. Prokuroria zbardhi edhe dëshminë e tij, në seancën ku u lexua pretenca për Frrokun. Ai ka treguar para grupit hetimor me përpikmëri se çfarë ka bërë pasi ka parë ekzekutimin e Lamajt.

Dëshmia e Vladit sipas prokurorisë:

Përballë me supermarketin e “Korçarit” isha duke ecur me nusen dhe në atë moment kemi dëgjuar 4 – 5 krisma të shkëputura. Në atë moment, pa bërë as 2 – 3 sekonda ka vazhduar edhe një breshëri automatike më e gjatë, derisa u mbarua komplet karikatori, aq e gjatë ka qenë. Kam parë një makinë të parkuar, ku nga aty dilnin edhe flakët e zjarrit. Në taë moment flakët e zjarrit kanë dalë nga krahu i shoferit, pasi makinën e kisha përballë, në krah të djathtë timin, pra plumbat mund të më kishin goditur edhe mua, por kanë ikur në krah të djathtë timin. E kam dalluar nga cili krah kanë dalë plumbat. Aty sa kanë ndodhur krismat e armës unë e largova nusen nga rruga dhe e lashë të mbështetur në një makinë aty dhe kur ka ardhru kjo makina aty pikë plumbi dhe mirë që s’më mori edhe mua zvarrë dhe shkoi u takua me trotuarin e rrugës, te i cili ua kam shpjeguar edhe vendjgjarjen ofeicerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve, se kanë qenë deri vonë shenjat e gomës së makinës.

Aty nga dritat e mëdha kam dalluar tre persona në makinë, ky dy pesona kanë qenë të maskuar, një në vend të parë dhe një mbrapa. Personi tjetër ka qenë i pamaskuar, me maskën e ngritur, ka qenë në timon zotëria që bëhet fjalë, Arben Frroku. Në atë moment nga shpejtësia kam nxjerrë telefonin dhe kam shënuar targën e makinës. Makinën e ndoqa me sy deri në fund të rrugicës, e cila mori kthesën djtthtas në rrugën e Selitës që vjen me ra nga lagja e gabelëve…

…Aty thirra një punonjës të Gardës së Republikës ngaqë e kisha shok dhe e kisha të njohur, dhe e thirra se s’kisha numër tjetër kë të thirrja dhe biseduam rreth ngjarjes dhe i tregova komplet skemën. I thashë se dua të thirr një njeri të besueshëm të shtetit t’i japë rrugë kësaj pune se nuk dua të futem me probleme me njeri dhe t’i hap probleme vetes.

Nxori telefonin ai polici i gardës dhe thirri dy oficerë të lartë të Policisë së Shtetit. Bisedoi sa bisedoi me të në telefon dhe na tha prisni te shtëpia e zotnisë në fjalë për mua, te shtëpia ime. Aty pa kaluar asnjë gjysmë ore më erdhën në shtëpi Tonin Voci, të cilin e njihja si drejtor se e kam pas drejtor dikur kur kam punuar në Polici të Shtetit dhe Agron Kuliçi. I pritëm aty siç pritet robi në shtëpi dhe biseduam rreth ngjarjes që i kisha thirrur për këtë punë.

I tregova komplet targën e makinës së pari dhe numrin e personave. Kur i tregova targën e makinës, ai zoti Kuliçi u çua dhe më tha mund ta bëj një telefon në korridor dhe bëri një telefon dhe ua dha targën e makinës Policisë së Shtetit siç jepen numrat, që kjo targë ka qenë aty.

Kur mbaroi telefonatën u kthye aty prapë dhe po bisedonim. Unë u kërkova dy oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit, u kërkova për punën që të mos dilte emri im në asnjë vend për të kallëzuar personin që e kam njohur.

Pastaj vazhdova jetën normale, i prita sipas premtimeve që më premtuan dy oficerët e lartë të shtetit. Mbas disa ditësh erdha bëra edhe marrëveshjen me zëvendës prokurorin e Krimeve të Rënda, Kosta Belurin, bëra edhe marrëveshjen me Kosta Belurin dhe tani jemi këtu ku jemi.

 

 

SHKARKO APP