Dëshmia e vajzës: Donin ta vrisnin babanë, por kallashi…

Që pas daljes nga izolimi, krimi është në shifra alarmuese. Ekzekutime, vrasje, grabitje dhe vjedhje në 4 ditë kanë ”rrëzuar” qeverinë që flet për rend dhe siguri. Tre persona, të maskuar si policë kanë arritur të grabisin një familje në Zall Herr. Ato kanë arritur të marrin 40 mijë lekë. Në katin e dytë të kësaj banese, jetonte dhe vajza me dhëndrin dhe fëmijën e vogël 3-vjeç, të cilët sipas burimeve nuk dhunuar.

Dëshmia e vajzës së çiftit Zeja, hedh dritë mbi grabitjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku autorët të maskuar si policë arritën të marrin 40 mijë lekë. Sipas saj, babai ka shpëtuar për mrekulli, pasi autorët kishin synim ta vrisnin, por kallashi u bllokua.

“Babin e shtrinë përtokë sa hapi derën, pasi ata kërkuan ta hapnim derën se ishte bërë një denoncim sikur ne kishim qëlluar me armë. Kur kam hapur derën e dhomës e kam parë vëllanë kur e shtrijnë në tokë, e bashkojnë me babin në katin e parë pastaj. Mua më mbajtën në katin e dytë bashkë me djalin. Ishte një person më i gjatë dhe më i dobët ai që më ruante mua. Mua nuk më kanë prekur se isha me djalin. Ata i bënin thirrje babit të tregonte armën, ai i tha të kontrollojnë se nuk kishte armë. Personi që ishte lart i thotë vrite babin, por ai poshtë e kishte pas kallashin të mbushur dhe kur tenton t’i fusë përsëri fishekë i bllokohet”.

SHKARKO APP