Dëshmia e vrasësit: Dola nga kasollja ku isha fshehur se më mbaruan cigaret

Miklovan Parubi, autor i vrasjes së dyfishtë në Shkodër, u kap nga policia duke ecur në rrugë. I paarmatosur, Parubi nuk tentoi të fshihej më, pas masakrës që kreu.

Siç duket në videon e shpërndarë nga policia, vrasësi u shtri në rrugë dhe iu vunë prangat. Deri në atë kohë ishte fshehur në një kasolle të fshatit.

Kur policët e pyetën se ku e kishte armën, ai iu tha se e kishte hedhur jashtë lokalit, aty ku la dy të vrarë dhe katër të plagosur. Kur e pyetën përse doli në rrugë, Parubi iu përgjigj thjesht “Më mbaruan cigaret, prandaj dola”.

Swiss Digital Desktop Reklama

33 vjeçari njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe njeri i çekuilibruar emocionalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?