DËSHMIA/ “Isha duke fjetur kur grabitësit erdhën në shtëpi, i vrara me armët e tyre”

Flamur Ymeri dhe bashkëshortja e tyre kanë rrëfyer në polici tmerrin e përballjes me dy grabitësit mëngjesin e djeshëm.

Fillimisht me grabitësit është përballur gruaja e Flamurit, të cilës grabitësit i kanë vënë armën në kokë, duke e detyruar të futet në shtëpi.

Fëmijët kishin shkuar në shkollë e kopsht, pak minuta më përpara erdhi furgoni dhe i mori.

Unë po laja oborrin dhe Flamuri ishte ende në gjumë.

Mund të ketë qenë ora disa minuta më shumë se 8 e mëngjesit.

Në një moment po shikoja gjurmë me baltë, në shkallët që sapo i kisha larë dhe fillova të dyshoj.

Ndërsa për pak sekonda pashë me bisht të syrit një si njeri që më kaloi nga ana e shtëpisë.

Në këtë kohë, pa kuptuar asgjë, një person i maskuar më ka vendosur armën në kokë dhe më ka pyetur se ku ishte Flamuri.

Unë bërtita, pak nga frika, por edhe pak që të zgjoja burrin nga gjumi dhe nuk e di as vetë se si më erdhi në mendje t’i thosha që ai nuk ishte në shtëpi.

I thashë që kishte shkuar të çonte vajzat në shkollë.

Atëherë ai më tha që t’i tregoja vendin ku mbanin paratë dhe duke ma mbajtur pistoletën në kokë, u fut bashkë me mua brenda në shtëpi.

Unë flisja me zë të lartë vazhdimisht që të më dëgjonte Flamuri.

Ndërsa një tjetër person i maskuar ishte futur para nesh në shtëpi”, ka deklaruar Entela Ymeri, bashkëshortja e ndërtuesit, në dëshminë e zbardhur nga ana e gazetës “Panorama”.

Ndërkohë, vetë Flamuri ka thënë në polici se në ato momente ishte në gjumë.

Më pas, ai i ka rrëmbyer pistoletën njërit nga grabitësve dhe me të i ka vrarë të dy, duke qëlluar disa herë mbi ta.

“Unë isha në gjumë, por u zgjova kur dëgjova gruan që po fliste me zë të lartë me dikë.

Nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte, derisa dëgjova një zhurmë të fortë që vinte nga dhoma përballë.

Aty kishte qenë njëri nga autorët, që kishte kthyer përmbys gjithçka, duke kërkuar paratë.

Jam ngritur nga krevati dhe kam qëndruar pas derës për të kuptuar çfarë po ndodhte.

Brenda pak sekondash dëgjoja zërin e gruas që fliste me një person dhe ai e kërcënonte, i thoshte t’i tregonte paratë.

Kur ata ndodheshin përballë derës së dhomës ku isha unë, nuk e di as vetë se nga më erdhi ajo forcë, por për të qindtën e sekondës kam hapur derën dhe i kam hequr nga dora pistoletën që ia kishte vënë në kokë gruas sime.

E kam sharrë dhe direkt e kam qëlluar në kokë nga afër. Në atë moment ka dalë nga dhoma personi tjetër, edhe ai me maskë dhe doreza si i pari, menjëherë e kam qëlluar edhe atë. Më pas u kam qëlluar edhe disa herë të tjera me armët e tyre”, ka deklaruar Ymeri në polici.

SHKARKO APP