Dëshmia: Qamil Zela kishte tentuar edhe dy herë vetëvrasjen

Vetëvrasja e Qamil Zelës, 52-­vjeçarit nga Lushnja të arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike ishte e paralajmëruar. Kjo pasi, ai kishte tentuar t’i jepte fund jetës edhe dy herë të tjera, siç pohon për mediat, djali i tij Besmir Zela.

“Babai ka tentuar edhe dy herë që të vriste veten në burg gjatë këtyre dy muajve që ishte aty. Kishte kaluar në depresion që kur u arrestua dhe këtë e dinin të gjithë në burg. E mori vesh gjithë Lushnja, jo më punonjësit e Rrogozhinës. Edhe drejtori ishte në dijeni. Ka ndërruar tri dhoma. Në dhomën e dytë që ka qëndruar me 30 persona në një dhomë dhe flinte në çimento”, shprehet ai.

Qamil Zela u arrestua se kishte lidhur me sahatin e shtëpisë, edhe linjat që furnizonin dy bizneset e tij, një sallë lojrash interneti dhe një fast-food.

Djali i tij thotë se pas arrestimit të babait, kishte kërkuar të pajisej me sahate për dy bizneset, por nga OSHHE e Lushnjës i thanë të priste, pasi për momentin nuk kishte sahate.

SHKARKO APP