Dëshmia tronditëse e Alida Hiskut: Si na përdhunonin sigurimsat në birucë
Këngëtarja Alida Hisku ka folur pas shumë kohësh, duke treguar detaje rrënqethëse të hetuesisë në kohën e diktaturës komuniste.
Duke folur për ‘Shqiptarja.com’, Hisku ka rrëfyr ngjarjet tragjike të viteve 70 që u pasuan pas Festivalit 11.
Hisku thotë se janë përdhunuar nga sigurimsat në birucë.
“Ajo ishte një vajzë e re me zërin kristalor dhe babai i saj ishte sekretar partie i Ndërmarrjes Poligrafike.
Ai projektonte tek e bija modelin e rinisë socialiste”, shkruan gazeta në fjalë.
Për publikun shqiptar, Alida Hisku ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena.
Ajo jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, autoren e një libri që nuk është më në treg, kurajozen, njeriun e dashur e shumë punëtor.
KOHA JONË SONDAZH

