Dëshmia, viktimat qeshën kur autori u tha se do i vriste
Miklovan Parubi, i cili vrau dy persona, ka thënë se ata ia kishin bërë borxh. “Ma bënë borxh. Më kanë ngacmuar dhe nuk i duroja dot”. Kjo ka qënë dëshmia e dhënë nga Miklovan Parubi. Ai i ka thënë këto fjalë pas arrestimit 12 orë nga masakra në një lokal të Dajçit, raporton “Panorama”.
Autori i krimit të dyfishtë dhe plagosjes së katër bashkëfshatarëve të tij ka treguar para grupit hetimor se objektiv ka pasur dy vëllezërit Kopshti dhe Ndok Markun.
Ndërsa vetëm pohonte se ata ua kishin bërë borxh, 33 vjeçari nuk ka dhënë asnjë sqarim se cili ishte “borxhi”.
Për hir të kësaj “hatërmbetjeje”, ai qëlloi për vdekje pronarin e lokalit ku ndodhi masakra, Arjet Saitin dhe Gacalin Kopshtin, si dhe plagosi Aleks Prendin, Vinçens Kopshtin, Ndok Markun dhe Kitas Mollën.
Autori u arrestua pas një superaksioni të Policisë së Shkodrës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa qëndronte i fshehur në një stallë, pranë banesës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

