Dëshmitarë “pa fjalë”, në gjyqin ndaj imamëve

 

Ka dështuar edhe seanca e radhës në gjyqin ndaj imamëve të vetëshpallur, të cilët akuzohen për rekrutim luftëtarësh për në Siri dhe Irak.

Këtë të martë, dy dëshmitarët e thirrur nga akuza kanë refuzuar të japin dëshminë e tyre. Ata janë Agim Ndregjoni dhe Hamide Dumani, motër e vëlla.

Bashkëshorti i Dumanit është vrarë në luftimet në Siri dhe ajo konsiderohej nga drejtësia shqiptare si dëshmitare kyçe në këtë proces. Në dëshmitë e kaluara, imamët kanë kërcënuar dëshmitarët madje edhe gjyqtarët.

SHKARKO APP